Kryeministri gjeorgjian Irakli Garibashvili tha se vendi i tij ka në plan të hapë tregun farmaceutik për ilaçet që do të sillen nga Turqia.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të cilin e drejtoi, Garibashvili diskutoi për zhvillimet ekonomike të vitit të kaluar dhe njoftoi hapat që do të ndërmerren në vitin 2022.
Duke treguar për çmimet e larta në Gjeorgji në sektorin farmaceutik, Garibashvili tha se ministria përkatëse ka përgatitur një raport kërkimor për tregun farmaceutik dhe se në këtë drejtim do të bëhen ndryshime efektive.
Irakli Garibashvili deklaroi se kanë vendosur të blejnë barna nga Turqia për të ulur çmimet dhe për të sjellë ilaçe cilësore në vend.