RTV AHIRETI
Shtojca

Gjeorgjia hap tregun farmaceutik për ilaçet nga Turqia

gjeorgjia-hap-tregun-farmaceutik-per-ilacet-nga-turqia

Kryeministri gjeorgjian Irakli Garibashvili tha se vendi i tij ka në plan të hapë tregun farmaceutik për ilaçet që do të sillen nga Turqia.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të cilin e drejtoi, Garibashvili diskutoi për zhvillimet ekonomike të vitit të kaluar dhe njoftoi hapat që do të ndërmerren në vitin 2022.

Duke treguar për çmimet e larta në Gjeorgji në sektorin farmaceutik, Garibashvili tha se ministria përkatëse ka përgatitur një raport kërkimor për tregun farmaceutik dhe se në këtë drejtim do të bëhen ndryshime efektive.

Irakli Garibashvili deklaroi se kanë vendosur të blejnë barna nga Turqia për të ulur çmimet dhe për të sjellë ilaçe cilësore në vend.

Related posts

Nis puna për ndërtimin e radio teleskopit më të madh në botë

admin

Limon dhe selino, kura natyrale që ul sheqerin në gjak

Muhamet Ramadani

Rrepa e bardhë i jep fuqi trurit

Muhamet Ramadani