RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, 1 në 6 qytetarë nuk ia dalin dot financiarisht

gjermani,-1-ne-6-qytetare-nuk-ia-dalin-dot-financiarisht

Sipas një sondazhi të publikuar të hënën, 1 në 6 gjermanë po luftojnë për të përballuar jetesën për shkak të rritjes së kostos së jetesës, e cila ka arritur një maksimum historik.

Nga 2059 të anketuarit në një sondazh të kryer nga instituti britanik YouGov në emër të Postbank, 17.2% pranuan se po luftojnë për të përballuar koston e sotme të jetesës e cila është rritur ndjeshëm për shkak të inflacionit të lartë.

Përqindja e qytetarëve që kanë arritur kufijtë e qëndrueshmërisë së tyre financiare është rritur ndjeshëm në krahasim me janarin e vitit 2022, kur në një anketë të ngjashme 11% e të anketuarve kishin raportuar probleme serioze financiare.

Rreth 30% e të anketuarve theksojnë se janë mbështetur në kursime për të mbuluar detyrimet. Vetëm 39% thanë se të ardhurat e tyre ishin të mjaftueshme për të përballuar valën e rritjes së çmimeve.

Megjithatë, inflacioni në Gjermani ra në 4.5% në shtator: niveli më i ulët që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Related posts

ISW: Moska anulon paradat e ”Ditës së Fitores” pas sulmit në Kremlin

admin

Shkon në 68 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit në Nepal

admin

Iz’raeli me operacione të kufizuara në Li’ban

RTI