RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Turqia sot do të marrë drejtimin e KFOR-it në Kosovë

turqia-sot-do-te-marre-drejtimin-e-kfor-it-ne-kosove

Nga sot trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të udhëhiqen nga Turqia. Për këtë sot do të bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş.

Ndërrimi komandës bëhet në Camp Film City.

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me forca ushtarake. Turqia do ta marrë përsipër drejtimin e komandës në kohën e trazirave të Kosovës me Serbinë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Zyrtarët e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare, në një deklaratë lidhur me çështjen, cilësuan KFOR-in si një nga misionet më të rëndësishme në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Burime e AA theksojnë se që nga themelimi kanë vazhduar kontributet e tyre ndaj KFOR-it. “Turqia është aktualisht një nga vendet kryesore që ofron mbështetje për misionin e KFOR-it me njësitë tona rezervë operative shtesë”, thanë burimet.

“Turqia e njeh pavarësinë e Kosovës, me të cilën ka lidhje kulturore dhe historike, dhe merr pjesë aktive në mekanizmat ndërkombëtarë të krijuar në kuadër të fushës së mbështetjes, ndërsa roli kritik që luan KFOR-i dhe ekzistenca e tij janë ende një domosdoshmëri për Kosovën”, thuhet më tej.

Më tej, duke theksuar se kontributi i Turqisë ndaj KFOR-it do të vazhdojë pa u zvogëluar, burimet thanë: “Me alokimin e misionit të KFOR-it Turqisë, kanë filluar përpjekjet e koordinuara në lidhje me kontributin e njësive”.

Më 24 shtator, nga një sulm i një grupi të armatosur rëndë ndaj njësiteve policore të Kosovës, u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku si dhe nga ana tjetër edhe katër pjesëtarë të grupit terroriste. Përgjegjësinë për organizimin e këtij grupi e ka marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i partisë më të madhe serbe në Kosovë, Listës Serbe.

Related posts

OBSH: Numri i rasteve me Covid-19 sërish në rritje

admin

Petkoviq në Graçanicë për festën e Vidovdanit

admin

Houthi: Agresioni i mëtejshëm SHBA-Britani nuk do të arrijë asgjë

rezart morina