RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, falimentimet e kompanive arrijnë nivelin rekord që nga viti 2005

gjermani,-falimentimet-e-kompanive-arrijne-nivelin-rekord-qe-nga-viti-2005

Falimentimet e bizneseve në Gjermani arritën në 17.605 vitin e kaluar, niveli më i lartë që nga viti 2005, duke ndikuar në rreth 170 mijë vende pune, transmeton Anadolu.

Sipas një raporti nga Instituti Halle për Kërkime Ekonomike (IWH), kërkesat për falimentim nga kompanitë dhe partneritetet në Gjermani arritën në 1.519 raste, duke u rritën me 17 për qind në dhjetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.

Raporti theksoi se numri i falimentimeve në dhjetor ishte 75 për qind më i lartë se mesatarja e muajit dhjetor në vitet 2016–2019, para pandemisë COVID-19.

Instituti tha se edhe gjatë krizës globale financiare të vitit 2009, kjo shifër ishte rreth 5 për qind më e ulët.

Ekonomia gjermane mbetet e brishtë për shkak të dobësisë së vazhdueshme në sektorin e prodhimit, i cili luan një rol më të madh sesa në vendet e tjera të rajonit.

Ekonomia e vendit u tkurr me 0,2 për qind në tremujorin e dytë, pas një rritjeje prej 0,3 për qind në tremujorin e parë.

Ekonomia e shmangu ngushtë hyrjen në një recesion teknik në tremujorin e tretë të vitit, me shifra rritjeje të raportuara në 0 për qind.

Kostot e larta të energjisë, porositë e dobëta globale dhe tarifat e larta amerikane po ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit.

Related posts

Milanoviq: Irani strategjikisht më i fortë se para konfliktit, operacioni SHBA-Izrael i planifikuar dobët

admin

Gjysma e të rriturve në ShBA: Izraeli e ka tepruar me sulmet në Gaza

Muhamet Ramadani

Trupat e katër pengjeve ende në Gaza, kërkimet vazhdojnë nën rrënoja

admin