RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, gjykata gjobit një person për fyerje ndaj kancelarit Merz në rrjetet sociale

gjermani,-gjykata-gjobit-nje-person-per-fyerje-ndaj-kancelarit-merz-ne-rrjetet-sociale

Një gjykatë gjermane ka urdhëruar një burrë të paguajë një gjobë për fyerje ndaj kancelarit Friedrich Merz në rrjetet sociale, duke vendosur se komenti kalonte kufirin e kritikës politike të lejuar dhe përbënte shpifje, transmeton Anadolu.

Gjykata në Heilbronn konstatoi se thirrja ndaj Merzit “Lackaffe”, një fyerje gjermane që fjalë për fjalë do të thotë “majmun i llakuar” dhe përafërsisht nënkupton një person pispilluq nuk përbën shprehje të ligjshme politike.

Gjykata vendosi një gjobë, por autoritetet nuk e bënë të ditur shumën, duke u thirrur në rregullat e privatësisë që nuk lejojnë publikimin e të dhënave mbi të ardhurat e të pandehurit. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve (DPA), vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi personi ka bërë ankesë.

Në një rast të veçantë, prokurorët në Heilbronn pushuan hetimet ndaj një pensionisti që e kishte krahasuar Merzin me Pinokion në një koment në Facebook, duke përdorur një emoji me hundë të gjatë për ta akuzuar kancelarin se nuk i mban premtimet.

Prokuroria vendosi se komenti përbënte kritikë të lejueshme ndaj pushtetit dhe ishte i mbrojtur nga liria e shprehjes, tha një zëdhënës i prokurorisë publike të Heilbronnit.

Related posts

Presidenti turk mbërrin në Johannesburg për të marrë pjesë në samitin e liderëve të G20-tës

admin

Shefi i CENTCOM-it amerikan dhe presidenti sirian diskutojnë bashkëpunimin për transferimin e të burgosurve të ISIS-it

Muhamet Ramadani

KFOR-i patrullon në vijën kufitare në afërsi të Istogut

admin