RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani – Miliona qytetarë nuk do të mund të përballojnë faturat e energjisë

gjermani-–-miliona-qytetare-nuk-do-te-mund-te-perballojne-faturat-e-energjise

Miliona gjermanë nuk do të jenë në gjendje të përballojnë rritjen e kostove të energjisë këtë dimër, paralajmëroi presidenti i Shoqatës së Qiramarrësve Gjermanë, Lukas Siebenkotten.

Duke folur për të përditshmen gjermane ”Der Tagesspiegel”, Siebenkotten tha se rritja e çmimeve të gazit do të ndikojë rëndë te familjet me të ardhura më të ulëta, të cilat tashmë po luftojnë për të përballuar rritjen e kostos së jetesës.

“Ne këtu po flasim për miliona njerëz” tha ai.

”Vendimi i qeverisë për të vendosur një taksë për konsumatorët e gazit do të rrisë më tej kostot e jetesës”, shtoi Siebenkotten.

“Ne ende nuk e dimë se sa gaz do të japë Putini në fund dhe sa do të rriten sërish çmimet e gazit. Por, qeveria po planifikon të vendosë një tarifë gazi në tetor dhe kjo tashmë sjell rreth 1 000 euro kosto shtesë për çdo familje”, tha ai. /atsh

Related posts

Dhjetëra të plagosur pas përplasjes së dy trenave në Sllovaki

admin

Ushtria amerikane godet një anije të trafikantëve të drogës në Karaibe

Muhamet Ramadani

Turqia pret që faza e dytë e armëpushimit në Gazë të nisë në janar

RTI