RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani – Parlamenti miraton buxhetin e mbrojtjes prej 13 miliardë euro

gjermani-–-parlamenti-miraton-buxhetin-e-mbrojtjes-prej-13-miliarde-euro

Ministria gjermane e Mbrojtjes ka marrë dritën jeshile nga parlamenti për projektet me vlerë miliarda euro për pajisjen e forcave të armatosura, duke përfshirë edhe blerjen e avionëve luftarakë amerikanë F-35.

Anëtarët në komisionin e buxhetit miratuan gjithsej tetë projektligje me vlerë rreth 13 miliardë euro (13.86 miliardë dollarë).

Projektet përfshijnë gjithashtu vendimin për të blerë një pushkë të re sulmi si pasardhëse e G-36, blerjen e sistemeve të transmetimit të radios ushtarake, rikonstruksionin e automjetit luftarak të këmbësorisë “Puma” dhe makinat e reja të dëborës.

“Qëllimi ynë është të bëjmë progres në Bundeswehr dhe të mbyllim boshllëqet”, tha ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

“Është një sinjal i rëndësishëm që pas kësaj pike kthese, qëndron qëllimi i parlamentit”, shtoi ajo, duke iu referuar asaj që kancelari Olaf Scholz e quajti një “Zeitenwende” në politikën e mbrojtjes. /atsh

Related posts

Një tërmet me magnitudë 4.2 në Detin Mesdhe

admin

Fidan: Turqia do të rihapë së shpejti konsullatën në Libinë lindore

admin6

Kina nis izolimin, përballet me valën e re të COVID-19

admin