RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, shpallet gjendje emergjente për shkak të zjarrit pyjor në malet Harz

gjermani,-shpallet-gjendje-emergjente-per-shkak-te-zjarrit-pyjor-ne-malet-harz

Për shkak të zjarrit pyjor në malet Harz në rajonin Sanksionia-Anhalt të Gjermanisë, është shpallur gjendje emergjente, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Bashkia Werningerode thuhet se zjarri që shpërtheu në majën e malit Brocken në Harz është përhapur me shpejtësi gjatë natës.

Nga zjarri është prekur një sipërfaqe prej 62 hektarësh dhe se për shkak të zjarrit guvernatori i zonës Harz, Thomas Balcerowski ka shpallur gjende emergjente.

Më tej bëhet e ditur se në luftën kundër zjarrit janë mobilizuar 300 zjarrfikës dhe se për avionët civilë është formuar zonë e ndaluar fluturimi prej 40 kilometrash përreth malit Brocken.

Për punimet e shuarjes së zjarrit mbështetje ofrojnë 5 helikopterë dhe se nga vendet e Evropës janë kërkuar 2 avionë për shuarjen e zjarrit.

Bëhet e ditur se është ndaluar ngjitja në malin Brocken ndërsa punimet për fikjen e zjarrit pritet të zgjasin disa ditë.

Për shkak të zjarrit pyjor që shpërtheu dje në zonën poshtë majës së malit Brocken në 1.141 metra lartësi mbidetare në Harz, u evakuuan me autobusë njerëzit në pllajë në majën e malit i cili është një destinacion turistik.

Gjithashtu edhe më 11 gusht në shpatet e malit Brocken shpërtheu një zjarr dhe punimet për shuarjen e tij zgjatën 3 ditë. /aa

Related posts

Harvard arrin marrëveshje me studentët për t’i dhënë fund demostratave pas 20 ditësh

admin

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje masive nga nesër

admin

Marjana Koçeku godet sërish, kësaj here pushtetin patronazhist

Kushtrim Guraj