Në qytetin Heiligenhaus të Gjermanisë, në shtetin North Rhine-Westphalia, një burrë 33-vjeçar ka sulmuar familjen fqinje turke me një pushkë ajrore dhe më pas i ka vënë flakën apartamentit të familjes turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të përditshmes lokale ‘Westfalischer Anzeiger’, incidenti ndodhi të premten dhe i dyshuari u soll para gjykatësit të shtunën, ndaj të cilit sipas policisë, u lëshua një urdhër për arrestimin e tij.
Një skuadër vrasjesh është ngritur nën drejtimin e policisë së qytetit Dusseldorf dhe hetimit janë në vazhdim.
“Çifti i plagosur nga incidenti duhej të dërgohej në spital të premten për trajtim spitalor, për plagosje serioze. Nuk ishte rrezik për jetën. Foshnja e çiftit nuk ishte lënduar”, thanë hetuesit.
Edhe pse rrjedha e saktë e ngjarjeve dhe motivi ende mbeten të paqarta, incidenti sjell kujtime të sulmit të vrasjes së vitit 1993 në Solingen, gjithashtu në shtetin gjerman North Rhine-Westphalia.
Në atë kohë, pesë persona u vranë në sulmin me zjarrvënie me motive ekstremiste të krahut të djathtë kundër një shtëpie në Solingen të banuar nga familje turke. Të paktën 17 persona pësuan lëndime, disa prej të cilave ishin të përhershme.
Nach dem Angriff auf eine türkischstämmige Familie im nordrhein-westfälischen Heiligenhaus hat TRT Deutsch das betroffene Ehepaar im Krankenhaus besucht. Die 26-jährige Aleyna Aktaş schildert den Tathergang.
Mehr dazu: NRW: https://t.co/VWnOPfnQer pic.twitter.com/ZbKcwXIXb4
— TRT Deutsch (@TRTDeutsch) January 28, 2023