RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania dënon videon e gjeneruar me IA të ministrit izraelit që tallet me të burgosurit palestinezë

gjermania-denon-videon-e-gjeneruar-me-ia-te-ministrit-izraelit-qe-tallet-me-te-burgosurit-palestineze

Gjermania ka kritikuar ashpër një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale, të publikuar nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ku të burgosurit palestinezë paraqiten duke u dërguar me një shirit transportues drejt një burgu, ndërsa kritikët i krahasuan pamjet me kampet e përqendrimit, transmeton Anadolu.

“E kam parë këtë video. Me sa di, tashmë është fshirë, por kjo nuk e bën aspak më pak të tmerrshme. Sigurisht, kjo është krejtësisht e papranueshme. Është e tmerrshme”, u tha mediave në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Martin Giese.

Giese tha se Gjermania i “kundërshton fuqishëm” politikat e ministrit izraelit Ben-Gvir dhe mënyrën se si ai shprehet. “Qëndrimi ynë për këtë çështje është absolutisht i qartë”, shtoi ai.

Ben-Gvir së fundmi fshiu nga llogaritë e tij në rrjetet sociale dy video që shkaktuan kritika për mënyrën se si paraqisnin trajtimin e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Njëra prej videove, e publikuar të dielën, shkaktoi zemërim në rrjetet sociale, ndërsa kritikët thanë se pamjet e saj të kujtonin kampet e përqendrimit. Në video paraqiteshin të burgosur palestinezë mbipeshë në një sallë gjyqi izraelite, me flluska mendimesh mbi kokat e tyre që sugjeronin se po mendonin për arsimimin, ushqimin ose nargjilen.

Teksa ata ecnin drejt një burgu, Ben-Gvir paraqitej duke i plasur flluskat dhe duke shtypur një buton të kuq që vinte në lëvizje një shirit transportues, i cili i çonte të burgosurit përmes një dere.

Në anën tjetër, të burgosurit paraqiteshin të dobësuar tej mase dhe duke qarë, me kokat e ulura.

Related posts

FOTOLAJM/ Republikanët mbështesin ish-presidentin pas atentatit, shkojnë në takime me njërin vesh të fashuar si Donald Trump

admin

IKSHPK lëshon apel: Rastet me COVID-19 janë rritur, vaksinohuni e bartni maskat

admin

Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit

Muhamet Ramadani