RTV AHIRETI
Lajme

Gjermania dhe Italia mbështesin heqjen graduale të masave ndaj Kosovës

gjermania-dhe-italia-mbeshtesin-heqjen-graduale-te-masave-ndaj-kosoves

Gjermania dhe Italia kanë shprehur mbështetje për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Ndonëse të dyja kanë shprehur qëndrimin se vendimi për këtë u takon vendeve të BE-së.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në një përgjigje kanë deklaruar se vendet e BE-së duhet të binden se është krijuar klima për heqjen e këtyre masave.

Po ashtu Ambasada e Italisë ka deklaruar se Italia mbështet heqjen e masave, duke theksuar se kjo duhet të bëhet gradualisht në përputhje me konkluzionet e miratuara në dhjetor në Bruksel.

Ndryshe, shumica e shteteve të BE-së ishin në favor të heqjes së plotë të këtyre masave, siç edhe ka rekomanduar Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në raportin që u dorëzoi vendeve anëtare më 18 qershor.

Aktualisht ende nuk ka ndonjë vendim nga ana e Bashkimit Evropian për këtë çështje.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano një ditë më parë i tha Telegrafit se po vazhdojnë diskutimet për heqjen apo jo të këtyre masave.

BE-ja ende nuk ka marrë vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës, Stano thotë se diskutimet po vazhdojnë në Këshill.

 

The post Gjermania dhe Italia mbështesin heqjen graduale të masave ndaj Kosovës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ukraina feston Ditën e Pavarësisë/ Shpaloset flamuri gjigand para ndërtesës së Komisionit Evropian

admin

Fo’rcat iz’raelite arr’estuan 28 pa’lestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Policia njofton për kontrollet në Banjskë, jep detaje për konfiskimin e armëve

rezart morina