RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania e quan ‘diktator’ presidentin kinez, reagon ashpër Kina

gjermania-e-quan-‘diktator’-presidentin-kinez,-reagon-ashper-kina

Vërejtjet e Pekinit vijnë pasi kryediplomatja gjermane e quajti presidentin kinez ‘diktator’.

Kina dënoi të hënën Gjermaninë, e cila e quajti presidentin kinez Xi Jinping një “diktator”, duke i vlerësuar këto deklarata si “absurde”.

“Kina kundërshton fuqishëm dhe me vendosmëri vërejtjet e bëra nga ministrja e jashtëm gjermane në lidhje me liderin kinez,” raportoi Global Times me qendër në Pekin.

“Vërejtjet e bëra nga pala gjermane ishin krejtësisht absurde. Komente të tilla cenojnë rëndë dinjitetin politik të Kinës dhe përbëjnë një provokim të hapur politik”, tha ajo në një konferencë shtypi në Pekin.

Javën e kaluar, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha në një intervistë: “Nëse (Presidenti rus Vlladimir) Putin do ta fitonte këtë luftë, çfarë mesazhi do të ishte kjo për diktatorët e tjerë në botë, si Xi (Jinping), si presidenti kinez?”

Related posts

Bislimi e Petkoviq takohen sot në Bruksel

admin

Aktivistët e klimës apel qeverive që përmes lëndëve djegëse fosile dëmtojnë mjedisin

admin

Komisioni për Buxhet miraton ndarjen e 4 milionë eurove për RTK-në

Kushtrim Guraj