RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania, Franca dhe Spanja marrëveshje për sistemin ajror luftarak

gjermania,-franca-dhe-spanja-marreveshje-per-sistemin-ajror-luftarak

Gjermania, Franca dhe Spanja kanë arritur një marrëveshje politike për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit ajror luftarak të ardhshëm (FCAS), njoftoi të premten Ministria gjermane e Mbrojtjes.

“Pas negociatave intensive, tashmë është arritur marrëveshja për fazën tjetër të programit FCAS”, tha ministria.

Marrëveshja hap rrugën për vazhdimin e projektit miliarda dollarësh, për të cilin Franca ka përgjegjësinë e përgjithshme.

“Marrëveshja politike për FCAS është një hap i madh dhe një shenjë e rëndësishme e bashkëpunimit të shkëlqyer franko-gjermano-spanjoll”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

“FCAS forcon aftësitë ushtarake të Evropës dhe siguron njohuri të rëndësishme për industrinë tonë, por edhe për atë evropiane”, shtoi ajo.

Kohët e fundit, projekti kishte shkaktuar tension, veçanërisht mes Gjermanisë dhe Francës. Dassault dhe Airbus, kompanitë e përfshira në zhvillimin e llojit të ri të avionëve luftarakë, nuk kishin arritur të binin dakord për ndarjen e detyrave dhe industria kishte negociuar për më shumë se një vit.

Marrëveshja u arrit përpara një takimi midis kryeministres franceze, Elisabeth Borne dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz që pritet të zhvillohet të enjten e ardhshme, në Berlin.

FCAS është vendosur të jetë funksionale nga viti 2040 dhe të zëvendësojë “Eurofighter”.

Kostoja totale është vlerësuar në rangun e qindra miliarda eurove. Industritë e Gjermanisë, Francës dhe Spanjës janë të përfshira në këtë projekt. /atsh

Related posts

Gjykata Komerciale ia dërgon vendimin “VisaMetric”, i ndalohet të merr nga 30 euro

admin

Konjufca takon Kamberin, rithekson mbështetjen ndaj bashkëkombësve në Luginën e Preshevës

admin

Irak, mbështetësit e liderit të Lëvizjes Sadr largohen nga Zona e Gjelbër

admin