RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania kërcënon me sanksione evropiane liderët ushtarakë të Nigerit

gjermania-kercenon-me-sanksione-evropiane-lideret-ushtarake-te-nigerit

Gjermania kërcënoi udhëheqësit ushtarakë të Nigerit me sanksione evropiane nëse nuk kthehen në rendin kushtetues, transmeton Anadolu.

“Gjermania mbështet përpjekjet rajonale për të zgjidhur krizën në Niger. Qëllimi ynë është rivendosja e rendit kushtetues”, tha Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë të postuar në rrjetin social “X”, të njohur më parë si Twitter.

“Pasi kemi pezulluar bashkëpunimin për zhvillimin dhe sigurinë, ne jemi në favor të sanksioneve të BE-së kundër liderëve të grushtit të shtetit si një hap tjetër”, tha ministria.

Njoftimi i Gjermanisë erdhi pasi ministrja e Jashtme Annalena Baerbock zhvilloi telefonata ditët e fundit me sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken, ministren e Jashtme franceze Catherine Colonna dhe kryetarin e Komisionit të Bashkimit Afrikan Moussa Faki Mahamat.

Muajin e kaluar, gjenerali Abdourahamane Tchiani, ish-komandant i gardës presidenciale të Nigerit, e deklaroi veten kreun e një qeverie kalimtare pasi presidenti Mohamed Bazoum u rrëzua nga një ndërhyrje ushtarake.

Blloku i Afrikës Perëndimore ECOWAS dënoi puçin ushtarak të korrikut, u bëri thirrje në mënyrë të përsëritur liderëve ushtarakë që të mos ndjekin penalisht presidentin e rrëzuar dhe javën e kaluar urdhëroi “aktivizimin” e një force rajonale gatishmërie që mund të ndërhyjë për të “rivendosur rendin kushtetues” në vend.

Related posts

Rënia e numrit të nxënëseve, shkollat në fshatra rrezikojnë të mbyllen

admin

Walker dekorohet edhe nga Presidenti Shqiptar

admin

Zbritet për 2 cent çmimi i naftës dhe 1 cent i gazit, mbetet i pandryshuar ai i benzinës

admin