RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjermania kundër mbylljes së objekteve të Postës së Serbisë në veri

gjermania-kunder-mbylljes-se-objekteve-te-postes-se-serbise-ne-veri

Policia e Kosovës të hënën ka realizuar një aksion në veri, ku ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë.

E ky aksion nuk u mirëprit nga ndërkombëtarët, të cilët këto veprime po i cilësojnë si të njëanshme nga Qeveria Kurti, shkruan teve1.info

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se hapat e njëanshëm bien ndesh me marrëveshjet e arritur në dialog, teksa shtoi se këto veprime rrezikojnë që aplikmi i Kosovës pë anëtarësim në BE, mund të mbetet në kuti.

“Hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por edhe më keq, rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të mbetet i mbërthyer në kuti (inbox)”, thotë mes tjerash ambasadori Rohde.

Related posts

Presidenti turk dhe shefi i OKB-së diskutojnë zhvillimet rajonale dhe globale në një bisedë telefonike

Hevzi

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

admin

Kosova nis një projekt kundër pastrimit të parave, mbështetet nga Gjermania

admin