RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania merr masa për të forcuar ligjet mbi armët pas dyshimeve për përpjekjeve për grusht shteti

gjermania-merr-masa-per-te-forcuar-ligjet-mbi-armet-pas-dyshimeve-per-perpjekjeve-per-grusht-shteti

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë Nancy Faeser njoftoi se vendi i saj po planifikon të forcojë ligjet mbi armët, pas përpjekjeve të dyshuara nga një grup i ekstremit të djathtë për të rrëzuar me dhunë qeverinë, e për të vendosur në krye të vendit një pasardhës të një familje mbretërore. Zonja Faeser i bëri komentet për gazetën ‘Bild am Sonntag’, gjatë një interviste botuar të dielën.

Javën e kaluar policia gjermane arrestoi 25 persona që dyshohet se ishin përfshirë në këtë komplot, i cili ka tronditur shumë njerëz në një nga demokracitë më të qëndrueshme të Evropës. Sipas prokurorëve shumë nga të dyshuarit ishin anëtarë të lëvizjes së ekstremit të djathtë “Reichsbuerger” (Qytetarët e Rajhut), i cili që mohon ekzistencën e shtetit modern gjerman.

Ministrja e Brendshme tha se ‘Reichsbuerger” përfaqësonte një kërcënim në rritje për Gjermaninë duke qenë se vitin e kaluar lëvizja ishte zgjeruar nga 2,000 në 23,000 anëtarë.

“Këta nuk janë njerëz të çmendur e të padëmshëm, por terroristë të dyshuar që tashmë ndodhen në paraburgim“, tha ajo për gazetën ‘Bild am Sonntag’.

Prokurorët thanë se mes të dyshuarve kishte persona të armatosur e me njohuri për përdormin e armëve të zjarrit. Ata kishin tentuar të rekrutonin pjesëtarë aktualë të ushtrisë apo dhe ish-ushtarakë si dhe kishin grumbulluar armë.

Përpara bastisjeve, autoritetet kishin konfiskuar armë nga më shumë se 1000 anëtarë të lëvizjes. Besohet se të paktën 500 persona të tjerë disponojnë leje për armë zjarri, në një vend ku posedimi i tyre nga persona privat është i rrallë. /voa

Related posts

Diplomon gjenerata e 58-të, 490 policë i shtohen Kosovës

rezart morina

Presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti bisedojnë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

RTI

Lajçak thotë se me Vuçiqin bisedoi për zgjedhjet në veri dhe kthimin në dialog

admin