RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania paralajmëron për një valë të re të pandemisë përpara vjeshtës

gjermania-paralajmeron-per-nje-vale-te-re-te-pandemise-perpara-vjeshtes

Ministri i shëndetësisë gjermane, Karl Lauterbach ka paralajmëruar për valën e re të pandemisë, e cila pritet të godasë vendin përpara vjeshtës, duke theksuar se duhen marrë masa të menjëhershme.

“Një nga arsyet për t’u gëzuar, por jo për të shënuar fundin e alarmit”, kështu e cilësoi ministri Shëndetësisë e cilësoi rënien e vazhdueshme të numrit të rasteve me koronavirus në Gjermani, duke paralajmëruar njëkohësisht për një valë të re të pandemisë në vjeshtë.

Ai gjithashtu njoftoi se vaksinat e përshtatura për variantet BA.1 dhe BA.5 do të jenë të disponueshme deri në shtator.

“Vala tjetër pritet në vjeshtë dhe është e rëndësishme të vendosen paraprakisht rregullat e reja që do të hyjnë në fuqi”, tha Karl Lauterbach gjatë një konference për shtyp.

Sipas ministrit, vaksinat e reja do të jenë në dispozicion brenda shtatorit – më 2 shtator vaksina për variantin BA.1 dhe në datën 28 ​​të të njëjtit muaj vaksina për variantin BA.5, raporton abcnews.al.

Shtetet, theksoi ai, janë absolutisht të gatshme për të filluar fushatën e vaksinimit menjëherë. Lauterbach tha se ministria e tij synon që rregullat e reja të hyjnë në fuqi deri më 1 tetor, të cilat, ndër të tjera, do t’u lejojnë qeverive të vendosin përdorimin e maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura – me përjashtim të atyre me certifikatë ose test të vlefshëm të vaksinimit për 24 orë.

Detyrimi për mbajtjen e maskës në transportin publik dhe për testimin e mbajtjen e maskës në spitale, njësi të kujdesit për të moshuarit dhe qendra rehabilitimi mbetet në fuqi, theksoi ai, ndërsa u shfaq i bindur se dimrin e ardhshëm do të kërkohet një certifikatë vaksinimi në restorante.

Sa i përket faktit nëse një vaksinë e katërt ka apo jo kuptim, Karl Lauterbach këshilloi qytetarët që të konsultohen me mjekun e tyre. /abcnews

Related posts

Etiopi, vdesin 30 refugjatë nga uria dhe kequshqyerja në rajonin Gambella

admin

Stuhitë shkatërrojnë strehimoret në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

RTI

Gjermania dhe Indonezia forcojnë marrëdhëniet ushtarake

Muhamet Ramadani