RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania shpreh shqetësim rreth protestave të dhunshme në Francë

gjermania-shpreh-shqetesim-rreth-protestave-te-dhunshme-ne-france

Gjermania shprehu shqetësim për protestat e dhunshme në Francë që shpërthyen pas të shtënave fatale nga policia ndaj një djali 17-vjeçar, raporton Anadolu.

Steffen Hebestreit, zëdhënësi i qeverisë gjermane, tha në një konferencë për media në Berlin se qeveria është e shqetësuar për ngjarjet aktuale në Francë.

Duke kujtuar se qeveria franceze dënoi ashpër vrasjen e 17-vjeçarit Nahel M. më 27 qershor nga policia në Nanterre, qytezë në periferi të Parisit, zëdhënësi vuri në dukje se presidenti francez Emmanuel Macron dhe qeveria e tij po punojnë për të zgjidhur çështjen.

Në përgjigje të pyetjes nëse do të anulohej vizita e planifikuar e Macron-it në Gjermani për shkak të situatës aktuale në Francë, ai tha se ende nuk ka informacion zyrtar.

Presidenti francez është paraparë të bëjë një vizitë zyrtare në Gjermani në datat 2-4 korrik dhe pritet të zhvillojë bisedime me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kancelarin Olaf Scholz.

Vrasja e 17-vjeçarit Nahel

Franca është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme që kur një oficer policie qëlloi për vdekje 17-vjeçarin Nahel M. në periferinë e Parisit, Nanterre.

Protestat filluan në Nanterre dhe u përhapën në qytete të tjera mbrëmjen e ardhshme, duke përfshirë qytetet Lyon, Toulouse, Lille, dhe Marseille.

Tensionet u rritën dje pas përleshjeve mes policisë dhe protestuesve.

Në Nanterre u organizua një marshim solemn për të nderuar të ndjeri Nahel, marshim i udhëhequr nga nëna e tij.

Gjatë protestave të djeshme, 500 ndërtesa publike dhe 1.900 automjete u dogjën, ndërsa u zbuluan 3.880 zjarrvënie në të gjithë vendin.

Policia arrestoi më shumë se 800 persona me akuzën e dëmtimit dhe vandalizimit të pronës publike, automjeteve, si dhe për zjarrvënie dhe plaçkitje.

Related posts

Teheran, policia ndërhyn ndaj studentëve që protestuan për vdekjen e Mahsa Aminit

admin

Turqia përsërit dënimin e sulmit ndaj Kuranit në Evropë

admin

79 vjet nga dëbimi i tatarëve të Krimesë, dhimbja ende e gjallë në kujtesën kolektive

admin