RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania thirrje për uljen e tensioneve në Ngushticën e Tajvanit

gjermania-thirrje-per-uljen-e-tensioneve-ne-ngushticen-e-tajvanit

Zëvendëszëdhënësi i qeverisë Wolfgang Buchner tha në një konferencë shtypi në Berlin se Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj politikës së “Një Kine” dhe gjithashtu nuk sheh ndryshim në politikën e SHBA-së me vizitën e Pelosit

Gjermania ka bërë thirrje për ulje të tensioneve në Ngushticën e Tajvanit pas përshkallëzimit që ndodhi me vizitën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në Taipei, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendëszëdhënësi i qeverisë Wolfgang Buchner tha në një konferencë shtypi në Berlin se Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj politikës së “Një Kine” dhe gjithashtu nuk sheh ndryshim në politikën e SHBA-së me vizitën e Pelosit.

“Asgjë nuk ka ndryshuar këtu dhe kjo është thënë qartë edhe nga administrata amerikane”, tha Buchner.

Duke folur në të njëjtën konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kristofer Burger po ashtu bëri thirrje për uljen e tensioneve në rajon, duke theksuar se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe me marrëveshje të ndërsjellë të të gjitha palëve.

“Vizitat e tilla nuk duhet të përdoren si arsye për kërcënime ushtarake apo për përdorim të mjeteve ekonomike të shtrëngimit”, theksoi ai.

Në përputhje me politikën “Një Kinë”, Gjermania pranon se ka vetëm një qeveri kineze dhe nuk mban marrëdhënie diplomatike me Tajvanin.

Por Berlini gjithashtu e sheh Tajvanin si partner të ngushtë dhe gëzon lidhje të ngushta ekonomike dhe kulturore.

Vizita e Pelosit hasi në reagime nga Kina, e cila nisi stërvitje ushtarake dhe planifikoi katër ditë stërvitje rreth ishullit.

Pekini e konsideron Tajvanin “provincën e saj të shkëputur” dhe u ka kërkuar kombeve të tjera të shmangin marrëdhënie të drejtpërdrejta me Taipein. /aa

Related posts

Rritet në 35.233 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rezart morina

OKB raporton pothuajse dyfishim të qasjes humanitare të mohuar në Ga’za nga autoritetet iz’raelite në gusht

rezart morina

Kryeministri i Kosovës, Kurti: Të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që janë në listë të zezë

admin