RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania thotë se BE-ja do të diskutojë sanksione të mundshme ndaj kolonëve radikalë izraelitë

gjermania-thote-se-be-ja-do-te-diskutoje-sanksione-te-mundshme-ndaj-koloneve-radikale-izraelite

Gjermania njoftoi se vendet anëtare të BE-së do të diskutojnë sanksione të mundshme ndaj kolonëve radikalë izraelitë, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i MPJ-së gjermane tha në një konferencë për media në Berlin se çështja do të diskutohet gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së javën e ardhshme.

“Ne mirëpresim që SHBA-ja ka miratuar një qëndrim të qartë, ashtu siç kemi bërë ne, dhe tani do të marrë masa konkrete në formën e kufizimeve të hyrjes”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Sebastian Fischer.

“Është e rëndësishme që ky debat të avancohet edhe në nivel evropian. Ne po e bëjmë këtë dhe do të përfshihemi aktivisht në këto diskutime gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të hënën e ardhshme”, shtoi ai.

Dje, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se po përgatitej të vendoste ndalimin e vizave për kolonët radikalë izraelitë që kanë kryer dhunë në Bregun Perëndimor të okupuar.

Sipas burimeve palestineze, sulmet e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të okupuar janë rritur që nga 7 tetori. Ekstremistët mes kolonëve kanë kryer mbi 300 sulme, duke vrarë të paktën nëntë palestinezë në dy muajt e fundit.

Metodat e përdorura nga kolonët ekstremistë janë të ndryshme, nga të shtënat me municion të vërtetë, deri te rrahja, gurëzimi i automjeteve dhe sulmi ndaj shtëpive, familjeve dhe fermerëve.

Related posts

Kina njofton për stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit

admin

Mblidhen mbi 10 mijë nënshkrime në peticionin online për shaminë në shkolla

admin

Gjendet i vdekur 42-vjeçari në Prizren

admin