RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania: Vra’sja e njerëzve që strehohen në shkollat e Ga’zës është e papranueshme

gjermania:-vra’sja-e-njerezve-qe-strehohen-ne-shkollat-e-ga’zes-eshte-e-papranueshme

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se bombardimet e Izraelit ndaj shkollave në Rripin e Gazës janë të papranueshme, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme në një deklaratë nga llogaria e saj në platformën e medias sociale X tha: “Vrasja e njerëzve që strehohen nëpër shkollat në Gaza është e papranueshme. Civilët dhe kryesisht fëmijët nuk duhet të lihen para frontit”. Në deklaratë, Izraelit i bëhet thirrje për ndalimin e sulmeve kundër shkollave dhe vihet në dukje se duhet të nisin sa më parë hetime rreth bombardimeve.

Komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini ka thënë se në Gaza janë shënjestruar dy të tretat e shkollave që nga fillimi i sulmeve izraelite më 7 tetor 2023.

Në Gaza ndodheshin 183 shkolla të UNRWA-së. Ishte njoftuar se të paktën 50 persona humbën jetën në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj 4 shkollave. Për shkak të sulmeve izraelite që nga 7 tetori, më shumë se 1.9 milionë palestinezë janë zhvendosur në Rripin e Gazës ku jetojnë rreth 2.3 milionë njerëz.

Shumica e këtyre palestinezëve janë zhvendosur disa herë për shkak të migrimit të detyruar nga Izraeli. Disa palestinezë strehohen në shkollat ​​përreth për të mos u larguar nga rajonet e tyre.

Ushtria izraelite e cila vazhdon masakrat në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, shpeshherë godet shkollat ​​dhe kampet ku strehohen palestinezët e zhvendosur.

Related posts

Apeli i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës në Gaza: Situata është më shumë se katastrofike

admin

Zelenskyy propozon për ministër të Jashtëm ish-ambasadorin Andrii Sybiha

admin6

Ish-kryeministri izraelit shpërthen ndaj prezantuesit televiziv britanik pas pyetjes për civilët në Gaza

admin