Policia bavareze heq pantallonat në shenjë proteste për mungesën dhe vonesat në pajisjen me uniforma. Punjësit e policisë në landin e Bavarisë kanë zgjedhur një formë humoristike dhe të pacipë për të tërhequr vëmendjen dhe për të protestuar për pritjet e gjata për t’u pajisur me uniforma. Policet dhe policët postuan një video ku kanë hequr pantallonat.