RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“France 24” fton pushuesit të vizitojnë Shqipërinë

“france-24”-fton-pushuesit-te-vizitojne-shqiperine

Televizioni France 24 fton qytetarët francezët të vizitojnë Shqipëria si destinacion që duhet zbuluar, përpara se të zbarkojnë masivisht turistët.

Në reportazhin e tij televizioni francez e nis udhëtimin nga kryeqyteti. Në të vlerësohet se janë disa atraksione që duhen vizituar në Tiranë që mund të shihet nga afër, pasi ajo që perceptohet për shkak të disa filmave të vjetër klishe që e përshkruajnë vendin si jo të sigurt e jomikpritës për të huajt, duke e lidhur me veprimtarinë e mafies dhe trafikimet, mund të hidhet poshtë sapo shkel në aeroportin e Rinasit.

Berati e Gjirokastra dy qytetet e mbrojtura nga UNESCO, për gazetarin francez janë destinacione që nuk duhen humbur, ku veç ndërtesave e kalave mijëravjeçare, gastronomia është ajo që të fton për t’i vizituar.

Adresa që pason është jugu i vendit, ku France 24 sheh të ndërthuret shija e rivierës francezë, plazheve greke dhe stilit italian dhe atij spanjoll. Vlora, Dhërmiu e Himara kanë marrë jo pak vëmendje në reportazhin që është publikuar dhe nga Kryeministri Rama. Ai e vlerëson atë si një dhuratë fundviti për publikun francez, që të nisë të mendojë që tani për pushimet e sezonit tjetër.

Gazetari francez mendon se Shqipëria mund të përjetojë të njëjtin bum turistik si fqinji kroat, sepse i ka të gjitha vlerat! Një vend që tërheq prej kohësh turistë që duan pushime ekonomike, sepse një nga avantazhet që ka, janë çmime e ulëta. Një sinjal se do të ketë ‘boom’ turistësh shihet në këtë reportazh dhe fakti që rrjeti i famshëm në fushën e hotelerisë Accor që ka 65 milionë klientë në mbarë botën, do të hapë disa hotele në jugun e Shqipëri. /tvklan

Related posts

Azerbajxhani marrëveshje me Armeninë, hapet korridori i Laçin

admin

Transformohet monumenti “NEWBORN”

rezart morina

OBSH: Shurupet çuan në vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia

admin