Kafjalli nuk mund të imagjinohet pa këtë gjevrek në formë rrethi, mu si edhe pa një filxhan kafe
Ju nevojiten:
– 2,5 filxhanë miell,
– 1 lugë e vogël kripë,
– 1 lugë ujë të ngrohtë,
– 1 lugë e vogël tharmë të thatë,
– 1 lugë sheqer,
– 2 lugë të vogla vaj ulliri,
– 1 lugë ujë,
– 1 filxhan fara të pjekura susami.
Gatimi:
Të gjithë përbërësit për brumë vendosni në një enë dhe ngjishni deri sa të bëhet brum i lëmuar.
Mbulojeni enën dhe lëreni në një vend të ngrohtë 1 orë.
Furrën nxeheni në 200 gradë.
Brumin shtrijeni dhe priteni në shirita. Secilin shirit me dorë zgjateni në gjatësi deri në 24 cm pastaj shiritin mbështilleni në formë gërsheti në dy filla dhe pastaj jepni formën e rrumbullakët.
Gjevrekun vendoseni në enën për pjekje, lyeni me ujë dhe qitni mjaft susam.
Piqeni 20–25 minuta derisa të marrë ngjyrë verdhë në të artë.
Shijojeni, – transmeton Telegrafi.
The post Gjevrek me susam: Pjekurinë turke të cilën duhet patjetër ta provoni! appeared first on Telegrafi.