RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Libia i kërkon Libanit të lirojë djalin e ish diktatorit Gadafi

libia-i-kerkon-libanit-te-liroje-djalin-e-ish-diktatorit-gadafi

Autoritetet gjyqësore të Libisë i kanë kërkuar zyrtarisht Libanit të lirojë një nga djemtë e ish liderit Muammar Gaddafi për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.

Hannibal Gaddafi mbahet pa akuza në Liban që nga viti 2015 dhe shëndeti i tij është përkeqësuar që kur ai hyri në grevë urie më 3 qershor në shenjë proteste ndaj ndalimit të tij, shkruan Al Jazeera.

Ai është dërguar në spital të paktën dy herë që atëherë dhe ka pirë vetëm sasi të vogla uji.

Sipas dy zyrtarëve gjyqësorë libanezë të hënën, prokurori i përgjithshëm libian Al-Sediq al-Sour ia dërgoi kërkesën këtë muaj homologut të tij libanez, Ghassan Oueidat.

Zyrtarët folën për agjencinë e lajmeve Associated Press në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin me mediat. /abcnews

Related posts

Gjiganti i naftës raporton fitime rekord për vitin 2022

Muhamet Ramadani

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e një tjetër vendbanimi në Ukrainë

RTI

Turqia hedh poshtë pretendimet se Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes së Mekës bie ndesh me Nenin 5 të NATO-s

Kushtrim Guraj