Nëse dëshirojmë të dimë, se a ka pasur tërmet në Hënë, apo kur ka pasur dhe sa ballë ka qenë, këtë e kemi të lehtë. Pesë nxënësit e Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Jasir Idrizi, Krenar Ahmeti, Dijar Selami, Endrit Shaqiri dhe Andi Ganiu, me mentor Nderim Nagavcin, kanë krijuar aplikacionin më të mirë nacional, me anë të cilës tregohen të gjitha tërmetet në hënë dhe sa ka qenë fuqia e tyre. Nxënësit për Televizionin Shenja sqarojnë më saktësisht se për çfarë shërben ky aplikacion dhe me sa mund kanë arritur krijimin e tij.
ENDRIT SHAQIRI
“Ne e kemi bërë një projekt, një web faqe, e cila i tregonë tërmetet që paraqiten në Hënë, janë informata të sakta dhe i kemi përdorur të dhënat që na i ka ofru NASA dhe e kemi bërë një mënyrë shumë të lehtë për me infromuar ndonjë përdorues i web-faqes”.
KRENAR AHMETI
“Si pjesë e projektit nuk ishte e lejuar për me punuar paraprakisht, d.m.th kemi punuar rreth tre ditë, ata dy ditë kanë qenë më kritike pasi dita e tretë ka qenë veq me përmirësime të projektit”
Nxënësit gjithashtu deklarojnë se shprehen të kënaqur dhe shpresojnë se ende më shumë do të punojnë, që të gjithë vendin të bëjnë krenar.
DIJAR SELAMI
“Sa i përket web-faqes, vetëm grupi jonë secili me fuqit e veta që i ka pasur kanë kontribuar me atë që kanë mundur dhe kemi arritur të rregullojmë web-faqen”.
Ndërsa, Andi Ganiu, tregon se si kanë arritur të formojnë këtë grup prej 5 anëtarëve.
ANDI GANIU
“Mënyra se kemi arritur të krijojmë këtë ekip dhe si jemi mbledhur të gjithë së bashku e kemi marrë lajmin që ka gara nacionale prej NASA Centre dhe kemi ardhur në shkollë dhe fillimisht i kam treguar Dijarit për garat dhe e kemi formu ekipin dhe i kemi shikuar të gjitha aftësitë e tona dhe kemi menduar që do të fitojmë garën”.
Përveç këtij projekti, nxënësi Jasir Idrizi thekson se nuk do të ndalën këtu. Ai paralajmëron edhe projekte tjera.
JASIR IDRIZI
“Megjithatë në të ardhmen mendoj se mund të zhvillojmë ende më tepër, ku të kemi më shumë të dhëna prej agjensioneve tjera d.m.th sikur NASA. Përveç kësaj mund të zhvillojmë që të përfshihen edhe aspektet tjera p.sh metrologjinë e Hënës ose dukuri tjera”.
Përndryshe, gjimnazistët gjatë ditës së djeshme janë shpallur kampionë të garës me renome botërore NASA Space Apps Challenge (SPEJSË APPS Çallengjë), dhe me këtë ata janë nominuar për garën ku do të bëhet përzgjedhja e ekipeve që do të vizitojnë NASA Kennedy Space Center (NASS KENEDI SPEJS SENTER) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
/shenja