RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

KQZ mandaton zyrtarisht 6 kryebashkiakë të 14 majit

kqz-mandaton-zyrtarisht-6-kryebashkiake-te-14-majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mandatoi në mbledhjen e sotme kryetarët e zgjedhur në 14 maj për bashkitë Lezhë, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Krujë.
Kështu, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u mandatua për herë të tretë në krye të saj, ndërsa morën mandatet edhe Emiriana Sako në bashkinë e Durrësit, Pjerin Ndreu në krye të bashkisë Lezhë, Sotiraq Filo në Korçë, Ermal Dredha si kryebashkiak në Vlorë dhe Artur Bushi në bashkinë Krujë.
Po ashtu, KQZ shqyrtoi edhe projektvendimet për shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillat e disa bashkive, dalë nga zgjedhjet lokale të 14 majit.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillin e bashkisë Durrës, Krujë, Pukë, Përmet, Gjirokastër, Memaliaj, Dibër.
Gjithashtu, Komisioneri vendosi korrigjimin e gabimit material në vendimin nr. 549, datë 23.5.2023, “Për shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për Këshillin e Bashkisë Divjakë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”. /atsh

Related posts

Baerbock: Moska ka shkelur mbi parimet mbi të cilat u themeluan Kombet e Bashkuara

admin

Kryeministri palestinez kundërshton kampet e përkohshme për palestinezët e zhvendosur në Gaza

Muhamet Ramadani

Qindra mijëra persona largohen nga shtëpitë në Liban pas sulmeve të ushtrisë izraelite

admin