RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

GjND: Izraeli duhet të marrë masat e nevojshme që të mos kryhen aktet e ndaluara në Konventën e Gjenocidit

gjnd:-izraeli-duhet-te-marre-masat-e-nevojshme-qe-te-mos-kryhen-aktet-e-ndaluara-ne-konventen-e-gjenocidit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) me seli në Hagë të Holandës urdhëroi sot Izraelin të marrë “të gjitha masat brenda kompetencave të tij” për të parandaluar aktet e gjenocidit në Gaza, por nuk urdhëroi një armëpushim, raporton Anadolu.

Duke dhënë vendimin e saj të përkohshëm në çështjen e gjenocidit për masat e përkohshme të inicuar nga Afrika e Jugut, GJND-ja tha: “Shteti i Izraelit duhet të jetë në përputhje me detyrimet e tij sipas Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, në lidhje me palestinezët në Gaza, të marrë të gjitha masat brenda kompetencave të tij për të parandaluar kryerjen e të gjitha akteve brenda kuadrit të nenit 2 të Konventës”.

GJND-ja tha gjithashtu se Izraeli “duhet të sigurojë me efekt të menjëhershëm që forcat e tij ushtarake të mos shkaktojnë asnjë nga vdekjet e lartpërmendura”.

Gjykata deklaroi se është shumë e vetëdijshme për tragjedinë humanitare në Gaza dhe është thellësisht e shqetësuar për humbjen e jetëve, duke theksuar se akuzat e bëra kundër Izraelit janë vërtetuar në një “nivel të arsyeshëm”.

“Gjykata vlerëson më tej se Izraeli duhet të marrë masa të menjëhershme dhe efektive për të mundësuar ofrimin e shërbimeve bazë të nevojshme urgjente dhe ndihmës humanitare për të adresuar kushtet e pafavorshme të jetës me të cilat përballen palestinezët në Rripin e Gazës”, shtoi organi gjyqësor në Hagë.

Izraeli duhet t’i raportojë GJND-së brenda një muaji në lidhje me pajtueshmërinë e tij me urdhrin.

Related posts

Koreja e Veriut lëshon 2 raketa të dyshuara balistike

admin

Përvjetori i sulmit në Banjskë, stikersa me mesazhe provokuese shfaqen në veri

RTI

Studentët hungarezë kërkojnë rritjen e pagave të mësuesve në marshim proteste

rezart morina