RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Veriut lëshon 2 raketa të dyshuara balistike

koreja-e-veriut-leshon-2-raketa-te-dyshuara-balistike

Koreja e Veriut lëshoi sot dy raketa balistike të paspecifikuara me rreze të shkurtër veprimi nga një zonë në veri të kryeqytetit Phenian, raportuan mediat koreano-jugore dhe japoneze, transmeton Anadolu.

Duke cituar ushtrinë e Koresë së Jugut, agjencia Yonhap me bazë në Seul raportoi se lançimi i fundit, i kryer nga zona Sunan, mund të ketë qenë në shenjë proteste ndaj një serie të fundit të stërvitjeve të mëdha me zjarr të vërtetë nga Koreja e Jugut dhe SHBA-ja që përfundoi këtë javë.

Më herët gjatë ditës, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Veriut lëshoi një deklaratë duke denoncuar ato që i quajti stërvitje “provokative dhe të papërgjegjshme”.

Shtabi i Përgjithshëm i Seulit tha se e kanë detektuar lëshimin e raketave, por nuk dha më shumë detaje.

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se raketat që arritën një lartësi maksimale prej rreth 50 kilometrash ranë brenda zonës ekskluzive ekonomike të vendit (EEZ), njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo me bazë në Tokio.

E para udhëtoi rreth 850 kilometra, ndërsa e dyta fluturoi rreth 900 kilometra.

Koreja e Veriut realizoi për herë të fundit një lëshim rakete më 13 prill.

Related posts

Departamenti i Shtetit i SHBA-së shpreh mbështetje për shtypin e lirë pas ligjit izraelit për mbylljen e Al Jazeera

admin

Më 16 shtator vendimi në Hagë/ Diplomati amerikan: Jam i tronditur nga padrejtësia! Po pres me ankth, Prokuroria u bazua në premisa të rreme për UÇK-në

admin

Rritet në 20 numri i të vdekurve nga sulmet e Izraelit në Gaza

admin