RTV AHIRETI
Shëndetësi

Gjumë jo i mirë, ja disa këshilla si të fitoni më tepër energji

gjume-jo-i-mire,-ja-disa-keshilla-si-te-fitoni-me-teper-energji

Sipas ekspertëve, gjumi përbën gurthemelin e të jetuarit shëndetshëm. Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek humori dhe temperamenti por edhe aftësia për tu përqendruar në punët e përditshme. Gjumi ndihmon në balancimin e hormoneve. Në mungesë të tij, hormonet e urisë dalin jashtë shinave dhe rrisin ndjesinë e oreksin.

Ndaj nuk është rastësi që kur jeni të drobitur nga mungesa e gjumit, keni një uri të pamasë. Kjo është një nga arsyet përse gjumi duhet të jetë prioriteti juaj. Kur trupi dhe truri kanë marrë pushimin e merituar, njeriu është në gjendje të ketë një jetë më të qetë. Megjithatë, për arsye të ndryshme jo gjithmonë mund të bëjmë një gjumë cilësor. Më poshtë janë të renditura disa metoda për t’u ndier më energjik edhe pas një gjumi jo të rehatshëm.

Qëndroni në diell

Një nga gjërat që mund të bëni për të ndaluar përgjumjen është të ekspozoheni në diell. Nëse punoni jashtë shtëpisë tuaj, mund të përftioni gjatë kohës që ecni për të shkuar në punë ose gjatë kohës që jeni në makinë apo edhe autobus. Nëse nuk mund të dilni jashtë, atëherë ekspertët rekomandojnë të hapni të paktën një dritare, për të lënë ajrin e pastër dhe rrezet e diellit të futen brenda.

Kryeni disa ushtrime të lehta

Nëse jeni vërtet të lodhur, mjafton të lëvizësh trupin tënd. Bëni një shëtitje të shkurtër ose disa ushtrime të thjeshta për të venë në lëvizje muskujt tuaj. Për më tepër, aktiviteti fizik mund të përmirësojë cilësinë e gjumit tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia.

Ushqehuni shëndetshëm

Hulumtimet tregojnë se kur je i lodhur, është më e vështirë të kuptosh kur ndiheni i ngopur. Ushqimi i tepërt do të ndikojë tek cilësia e gjumit tuaj sepse trupi do të duhet të punojë më tepër për të tretur ushqimin gjatë natës. Jini të vetëdijshëm për ndikimin e oreksit në cilësinë e gjumit dhe në zgjedhjen e ushqimit, veçanërisht në darkë. Planifikimi i një darke të shëndetshme dhe të lehtë do t’ju ndihmojë të bëni një gjumë të qetë.

Related posts

​Ja pse duhet të pini një gotë me ujë të ngrohtë çdo ditë

rezart morina

Arra shqeme- vlerat e konsumimit të tyre

admin

Çfarë mund të ndodhë me trupin tonë nëse pimë kafe me stomakun bosh

RTI