Qeveria britanike ka arritur një fitore ligjore ndaj politikës së saj të lidhur me emigrantët e parregullt pasi Gjykata e Lartë në Londër vendosi se plani për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë derisa të vendoset për statusin e tyre, është i ligjshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një vendim prej 139 faqesh, thuhet se politika e diskutueshme, e prezantuar për herë të parë nga kryeministri i atëhershëm Boris Johnson, ishte “në përputhje me konventën e refugjatëve”. Megjithëse gjyqtarët hodhën poshtë mospranimin kundër politikës në tërësi, ata zbuluan se qeveria nuk kishte marrë parasysh rastet individuale të tetë azilkërkuesve.
Vendimi nëse do të lejohet apelim është shtyrë për në janar.
Plani fillimisht u kundërshtua nga avokatët në emër të azilkërkuesve duke argumentuar se qeveria kishte injoruar provat se vendi i Afrikës Qendrore shkel të drejtat e njeriut.
“Plani i Ruandës” parashikon që azilkërkuesit të cilët kalojnë La Manche (Kanalin Anglez) me varka të vogla të deportohen në Ruandë, ku do të shqyrtoheshin kërkesat e tyre. Plani u pezullua për shkak të një sërë sfidash ligjore.