RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjykata e Lartë thotë se Hungaria ka shkelur rregullat evropiane të emigracionit

gjykata-e-larte-thote-se-hungaria-ka-shkelur-rregullat-evropiane-te-emigracionit

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka thënë të enjten në një verdikt se Budapesti ka shkelur rregullat evropiane të azilit duke detyruar njerëzit të shkojnë fillimisht në ambasadat hungareze në vendet e tyre si Ukrainë apo në Serbi, para se të nisnin pretendimet e mbrojtjes ndërkombëtare dhe të azilit.

Gjykata me bazë në Luksemburg njoftoi verdiktin e saj pas një debati të gjatë të nisur fillimisht nga Komisioni Evropian kundër Hungarisë.

Zyrtarët shtonin se gjatë kohës së pandemisë qeveria hungareze u kërkonte emigrantëve të ktheheshin në ambasadat e saj në vendet e origjinës, si në rastin e Kievit dhe Beogradit, për të përfituar leje punësimi dhe më pas të ktheheshin në Hungari.

Kjo sipas gjykatës është në shkelje të rregullit të azilit të bllokut duke thyer të drejtën e emigrantëve për të kërkuar azil në kufijtë e saj ose në vend.

Hungaria njihet për politikat e saj anti-emigracion që prej krizës së emigrantëve në Evropë nga lufta në Siri, që solli miliona refugjatë brenda unionit.

Ndërsa në 2020, pas një fluksi emigrantësh nga Ukraina dhe Serbia qeveria nxorri një ligj që i detyronte ata të ktheheshin te ambasadat hungareze në vendet e tyre për aplikimin, para se të ktheheshin në Hungari.

Sipas ligjit evropian njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë azil ose forma të tjera mbrojtjeje ndërkombëtare kur tremben për sigurinë në vendet e tyre bazuar në faktorë të racës, besimit fetar, prej ardhjes etnike, gjinisë apo diskriminime të tjera.

Gjykata dhe se Hungaria me veprimet e saj u hiqte njerëzve të drejtën e mbrojtjes dhe të nisjes së procedurave, dhe se ligji në fjalë nuk kishte lidhje asokohe me përhapjen e koronav irusit.

Tanimë komisioni do të vendosë nëse do të përpiqet të bindë HUngarinë të ndryshojë legjislacionin apo do të vendosë sanksione e gjoba. /tch

Related posts

Osmani i thotë edhe Sarrazinit se veprimet e Policisë në veri janë legjitime

rezart morina

Policia arreston pesë persona të dyshuar në rajonin e Prishtinës, sekuestrohet drogë dhe armë

admin

Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc

RTI