RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky: Përparimi i ngadaltë, por lufta në front s’është film Hollivudi

zelensky:-perparimi-i-ngadalte,-por-lufta-ne-front-s’eshte-film-hollivudi

Presidenti Volodymyr Zelensky ka pranuar se përparimi në fushën e betejës ka qenë ‘më i ngadaltë se dëshirohej’, javë pas ofensivës ushtarake të Ukrainës për të rimarrë zonat e pushtuara nga Rusia.

“Disa njerëz besojnë se ky është një film Hollivudi dhe presin rezultate tani. Nuk është ashtu,” i tha ai gazetares së BBC-së, Yalda Hakim.

“Ajo që është në rrezik janë jetët e njerëzve”.

Ukraina thotë se kundërofensiva e saj ka rimarrë tetë fshatra deri më tani në rajonin jugor të Zaporizhzhia dhe Donetsk në lindje.

Zelensky tha se kundërsulmi ushtarak nuk po shkonte lehtë sepse 200,000 km katrorë të territorit ukrainas ishin minuar nga forcat ruse.

“Çfarëdo që disa mund të duan, duke përfshirë përpjekjet për të na bërë presion, me gjithë respektin e duhur, ne do përparojmë në fushën e betejës në mënyrën që ne e konsiderojmë më të mirën”, shtoi Zelensky.

Ai përforcoi nevojën që Ukrainës t’i jepen garancitë e sigurisë nga NATO, por tha se në fund të fundit qëllimi ishte anëtarësimi në aleancën mbrojtëse. /hashtag

Related posts

Presidenti Erdoğan priti në takim kryeministrin pakistanez pas tërmeteve të fuqishme

admin

Palestinezët që presin në radhë: Mungesa e ujit në Gaza nën sulmin izraelit

rezart morina

Kurti: Serbia ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën

admin6