RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjykata Komerciale ia dërgon vendimin “VisaMetric”, i ndalohet të merr nga 30 euro

gjykata-komerciale-ia-dergon-vendimin-“visametric”,-i-ndalohet-te-merr-nga-30-euro

Gjykata Komerciale e Kosovës ka reaguar pas raportimit të Telegrafit se qytetarët ende po vazhdojnë të paguajnë nga 30 euro në kompaninë “VisaMetric”, për të marrë pasaportat në shtëpi pasi aplikojnë për vizë gjermane, dhe se kjo kompani ende nuk ka filluar zbatimin e vendimit nën arsyetimin se nuk ka pranuar vendimin nga kjo gjykatë.

Zëdhënësja e Gjykatës Komerciale të Kosovës, Albenora Bekteshi tha për Telegrafin se vendimin që ia ndalon “VisaMetric” këtë shërbim sot e kanë dërguar në këtë kompani.

“Të nderuar, ju njoftojmë se sot më datë 16.05.2023 nga shërbimi postar kemi pranuar fletë kthesën me të cilën dëshmohet se përfaqësuesi i të paditurit ka pranuar vendimin e shkallës së dytë”, tha ajo.

Ndryshe, avokati Fisnik Salihu, i cili është përfaqësues i autorizuar i kompanisë “VisaMetric”, ka deklaruar sot se sapo të pranojnë vendimin do ta shqyrtojnë së bashku me kompaninë.

“Ju njoftoj se si përfaqësues i autorizuar i kompanisë ‘VisaMetric’, deri më tani nuk kemi pranuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Apelit. Në momentin që pranojmë vendimin, ne do ta analizojmë dhe normalisht që pas konsultimit me kompaninë do të shqyrtojmë për mundësitë e zbatimit, varësisht nga vendimi i Gjykatës. Deri tani nuk kemi pranuar vendim dhe nuk mund të deklarohemi më shumë rreth kësaj çështje, ne as kompania nuk e ka pranuar vendimin”, kishte deklaruar ai.

Në anën tjetër, avokati Fatlum Abdullahu, i cili ka paditur këtë kompani në Gjykatën Komerciale, ka thënë se mosrespektimi i vendimit përbën vepër penale, dhe se vlera prej 30 euro për person përben disa miliona përfitime për kompaninë në kundërshtime me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Detyrimi i aplikantëve për të paguar postën është vetëm një zhvatje më shumë që i bëhet qytetarëve të Kosovës në aplikime për viza që nga pas lufta. Vlera prej 30 euro për person përben disa miliona përfitime për kompaninë në kundërshtime me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit”, ka pohuar avokati Abdullahu.

VisaMetric është i vetmi ofrues i shërbimeve i autorizuar nga përfaqësitë gjermane në Kosovë për të trajtuar shërbimet e mbështetjes për aplikimin për viza.

Related posts

Peja dhe Gjakova mbeten pa rrymë si shkak i borës dhe erërave të forta

rezart morina

Presidenti Erdoğan do të zhvillojë takime intensive diplomatike në shtator

admin

Norvegjia do t’i dhurojë Ukrainës avionë F-16

admin