Gjykata Themelore e Prishtinës, ka lëshuar udhërarrest ndaj Marko Roshiq pas arratisjes, i cili është dënaur me burg për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Lajmin e ka bërë të ditur, Mirlinda Gashi, udhëheqëse e Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën Themelore Prishtinë
“Gjykata pas informimit nga Policia Kosovës, se nuk kanë mundur ta ekzekutojnë vendimin e gjykatës, menjëherë ka lëshuar Urdhër-arrest, për sigurimin e prezencës së të akuzuarit dhe dërgimin e të njëjtit në paraburgim. Tani rasti është me Urdhër-arrest për arrestimin e këtij të akuzuari, e të cilin urdhër e ka në zbatim Stacioni Policor në Mitrovicë”, ka thënë Gashi.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas marrjes së vendimit për arrestimin e të dënuarit, ka shkuar në shtpëinë e tij por nuk e ka gjetur.