RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarr në portin e Bejrutit, digjet gruri i ruajtur

zjarr-ne-portin-e-bejrutit,-digjet-gruri-i-ruajtur

Gërmadhat e silosit të grurit në portin e Bejrutit janë në rrezik të shemben krejtësisht si pasojë e zjarrit nga temperaturat e larta.

Silosi ishte shkatërruar nga shpërthimi i fuqishëm para dy vjetësh që dëmtoi krejt qytetin e Mesdheut.

Zjarri në strukturë është shkaktuar para dy javësh shkaku i 800 tonëve grurë që janë fermentuar në motin e nxehtë.

Qeveria e Libanit ka bërë të ditur se zjarri është zgjeruar kur flakët përfshinë kabllot e energjisë elektrike.

Zjarri në silosin e grurit ka kthyer traumat për të mbijetuarit e shpërthimit të madh që dëmtoi krejt Bejrutin.

Ekspertët kanë thënë se pjesë të silosit janë duke u shembur dhe rrezikon punëtorët e portit.

Qeveria ka urdhëruar zjarrfikësit dhe vullnetarët që të largohen nga silosi për hir të sigurisë së tyre.

Shpërthimi i vitit 2020 nga qindra tonë të nitratit të amonit la të vdekur 200 persona, ndërkaq i ka shkaktuar Bejrutit miliarda dollarë dëme.

Ky shpërthim ka vështirësuar gjendjen e Libanit edhe ashtu në krizë të thellë ekonomike. /koha

Related posts

Bakhmut ka nevojë për një mijë municione artilerie në ditë

admin

Lajçak viziton Beogradin

admin

Në Veri janë betuar 15 këshilltarë të rinj, njëri prej të cilëve është serb

admin