RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjykata merr vendim për pesë të plagosurit që po kurohen në QKUK

gjykata-merr-vendim-per-pese-te-plagosurit-qe-po-kurohen-ne-qkuk

Gjykata Themelore e Prishtinës ka nxjerr vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për pesë personat që po vazhdojnë të qëndrojnë në klinikat e QKUK-së duke u kuruar nga plagët që morën prej armëve të zjarrit të dielën mbrëma, transmeton IndeksOnline.

Salih Sekiraqa, Korab Gashi, Robert Llumnica, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi, do të qëndrojnë për 30 ditë në qendrën e paraburgimit.

Seanca ndaj tyre u mbajt në QKUK nën masa të rrepta sigurie, transmeton IndeksOnline.

Familja Sekiraqa dhe ‘Capat’ u përleshen me armë zjarri duke hedhur hiq më pak se 100 plumba, ku mbeti i vrarë Premtim Gashi dhe u plagosen pesë të lartpërmendurit.

Policia është duke kryer hetimet intensive për të zbardhur rrethanat që quajnë deri të krimi.

Disa persona tjerë të përfshirë në këtë ngjarje që tronditi lagjen “Aktashi” në Prishtinë vazhdojnë të gjenden në arrati.

Related posts

RMV: Rreth 80% e mjekëve janë dhunuar ose fyer në vendin e punës

admin

Dejan Pantiqit i vazhdohet arresti shtëpiak

Muhamet Ramadani

Erdoğan bisedon me kryeministrin irakian: Turqia synon rritjen e bashkëpunimit

admin