Pas raportimeve se është bastisur banesa e Adil Behramajt, ish këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar edhe bashkëpunëtori i tij Artan Behrami.
Behrami i cili po ashtu ishte pjesë e ekipit të ish-presidentit Thaçi tha se kjo bastisje është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë.
Ai theksoi se pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara.
Ndryshe në një përgjigje të dhënë për lajmi.net, nga Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se nuk japin detaje në lidhje me hetimet e tyre.
“Faleminderit për pyetjen tuaj. ZPS nuk komenton hetimet e saja”, ka thënë Christopher Bennet.