RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjykata speciale e lë në paraburgim Haxhi Shalën

gjykata-speciale-e-le-ne-paraburgim-haxhi-shalen

Paneli i Gjykatës Supreme të Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim.

Paneli i Supremes që e mori këtë vendim ishte i përbërë prej gjykatësve Ekaterina Trendafilova (kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen,

“Paneli konstatoi se nuk është bërë shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Gjykatëses së Procedurës Paraprake e cila fillimisht urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të të akuzuarit, dhe Panelit të Gjykatës së Apelit i cili e konfirmoi vendimin”, theksohet në vendim.

Në këtë rast, pos Haxhi Shalës akuzohen edhe Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari ku aktakuzat ndaj tyre ishte ngritur në tetor dhe dhjetor të vitit 2023.

Related posts

Policia kontrollon disa objekte të Postës së Serbisë në veri

RTI

Elektrosever shkel afatet e përcaktuara me marrëveshje

admin

Përmbytje në Serbi, evakuohen rreth 300 persona

admin