RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytje në Serbi, evakuohen rreth 300 persona

permbytje-ne-serbi,-evakuohen-rreth-300-persona

Shefi i Drejtorisë për Njësitë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Departamentit për Situata Emergjente të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Nedeljko Gagiq tha se në 52 qytete dhe komuna në Serbi është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe se në vend janë evakuuar 217 persona në 24 orët e fundit, raporton Anadolu.

Sipas tij, që nga fillimi i reshjeve të dendura më 26 maj e deri më sot janë evakuuar gjithsej 295 persona të rrezikuar nga banesat dhe automjetet që kanë ngecur në vërshimet e rrëmbyeshme.

“Dëmet më të mëdha kanë ndodhur në qarkun Rasin, në atë të Rashkës, Shumadisë, kështu që në ato pjesë qendrore të Serbisë dëmi është shkaktuar më së shumti në objektet e banimit. Ka patur shumë dëme në objektet e institucioneve publike si spitalet. Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në zonat bujqësore që janë nën ujë. Gjithashtu dëme të mëdha janë shkaktuar në infrastrukturën rrugore, kryesisht në rrugët lokale ndërsa ka patur dëme edhe në rrugët magjistrale”, tha Gagiq.

Gjatë natës, pjesëtarët e MPB-së së Serbisë, Departamenti për Situata Emergjente kanë bërë një vizitë parandaluese në të gjitha rrjedhat kritike ujore në territorin e Serbisë.

MPB-ja apelon tek të gjithë qytetarët që të mos u afrohen rrjedhave të përrenjve, të dëgjojnë institucionet kompetente në rast rreziku dhe të përdorin thasë me rërë për të siguruar vendndodhjen nëse rrezikon të hyjë uji në amvisëri, si dhe në rrezik të drejtpërdrejtë të shkojnë në katet më të larta, të fikin energjinë elektrike, të thirrin zjarrfikësin ose policinë në mënyrë që t’u sigurohet ndihma adekuate”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Mediat serbe njoftuan se ura mbi Moravën Perëndimore, e cila lidh disa fshatra është shkatërruar plotësisht mëngjesin e sotëm para shirave të rrëmbyeshëm që goditën Çaçakun dhe rrethinën e tij.

Related posts

Ish-policët deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Tyre Nichols

admin

Brigadat Kassam: Shënjestruam pikën ku ishin të pozicionuar 60 ushtarë izraelitë në Gaza

rezart morina

Trump nis fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

admin