RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjykata Supreme vendos se nuk do të ketë rivotim në Mitrovicë

gjykata-supreme-vendos-se-nuk-do-te-kete-rivotim-ne-mitrovice

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kërkonte përsëritjen e votimit të balotazhit për kryetar të Mitrovicës.

Ky vendim erdhi pas shqyrtimit të kërkesës së PDK-së që pretendonte parregullsi në fletëvotime, përfshirë përzierjen e klasave dhe problemet me shfaqjen e numrit serik në to.

PDK-ja kishte kërkuar nga autoritetet zgjedhore që të urdhëronin rivotimin në këtë komunë, duke argumentuar se këto parregullsi mund të kishin ndikuar në rezultatin përfundimtar.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kishte hedhur poshtë kërkesën e PDK-së më 14 nëntor, duke argumentuar se nuk kishte prova të mjaftueshme që të dëshmonin shkelje të natyrës substanciale që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor.

Pas këtij vendimi, PDK-ja paraqiti ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të urdhërohej për përsëritjen e procesit zgjedhor.

Në njoftimin e Supremes, thuhet se kjo instancë ka vlerësuar qëndrimin e PZAP-së si të drejtë dhe të bazuar, duke refuzuar ankesën e PDK-së.

Sipas Gjykatës Supreme, asnjë nga pretendimet e PDK-së nuk u vërtetua dhe nuk ka pasur shkelje të natyrës që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor ose në rezultatin e tij.

Në përfundim, Gjykata Supreme konstaton se dëshmitë e paraqitura nga PDK-ja nuk ishin të mjaftueshme për të krijuar bindjen se ishte e nevojshme një përsëritje e procesit zgjedhor, duke përfunduar se nuk ka bazë ligjore për urdhërimin e rivotimit në Mitrovicë./

Related posts

Trump paralajmëron: Nuk ka marrëveshje nëse Irani vazhdon përpjekjet për armët bërthamore

Irfan Jahiu

Goditje për presidetin turk, opozita fiton në zgjedhjet lokale! Erdogan pranon humbjen: Do ta respektoj vendimin e kombit

admin

OKB-ja apel humanitar për 1 miliard dollarë për të prekurit nga tërmetet në Turqi

admin