RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: 37 nëna bien dëshmore çdo ditë në Rripin e Gazës

gjysmehena-e-kuqe-palestineze:-37-nena-bien-deshmore-cdo-dite-ne-rripin-e-gazes

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se 37 nëna vdesin çdo ditë për shkak të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një postim me rastin e 21 Marsit, Ditës së Nënës, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tërhoqi vëmendjen për nënat që kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, ku Izraeli po i vazhdon sulmet vdekjeprurëse që nga 7 tetori 2023.

“37 nëna bien dëshmore çdo ditë në Rripin e Gazës”, thuhet në postimin arabisht dhe anglisht të organizatës.

Në disa vende arabe, përfshirë Palestinën dhe Egjiptin, 21 marsi festohet si “Dita e Nënës”.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Gaza që nga një inkursion ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor 2023, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë 1.200 njerëz.

Gati 32 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë në enklavë nga sulmet izraelite dhe rreth 74 mijë të tjerë janë plagosur, përveç shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.

Lufta izraelite ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme, krahas një bllokade gjymtuese të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Osmani takohet me Escobarin në Presidencë

admin

U plagosën në atentatin ndaj Donald Trump, dy personat në gjendje kritike për jetën! Shërbimi Sekret mohon se kanë refuzuar kërkesat për siguri shtesë

admin

Përgatitje për skenarin më të keq, BE-së i bëhet thirrje ta ndalojë gazin rus

admin