RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Goditet një rast i krimit kibernetik në Kosovë, arrestohet i dyshuari pas hetimeve me autoritetet e SHBA-së

goditet-nje-rast-i-krimit-kibernetik-ne-kosove,-arrestohet-i-dyshuari-pas-hetimeve-me-autoritetet-e-shba-se

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës me ç’rast është zhvilluar kontroll në një lokacion në rajonin e Prizrenit. Ky rast është hetuar në bashkëpunim me autoritetet e ShBA-së.

Personi i dyshuar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ka arritur që të siguroj në mënyrë të paautorizuar të dhëna të kartelave bankare si dhe personale, kryesisht të shtetasve nga ShBA-të, pastaj këto të dhëna i ka vënë në dispozicion për qëllime keqpërdorimi duke i vendosur në platforma të caktuara online.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë. Rasti është në proces të mëtutjeshëm hetimor. Gjithashtu, veprimet në të ardhmen do të merren në bashkërendim me autoritetet e ShBA-së. Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe prova relevante për rastin.

Related posts

I vihet zjarri një xhamie në Holandë

admin

Një burrë amerikan u lirua 28 vjet pas dënimit të gabuar për vrasje

admin

Kryeministri britanik diskuton për mbrojtjen me homologët holandezë dhe norvegjezë në Ankara

Irfan Jahiu