RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Grabitje e armatosur në një market në rrugën B në Prishtinë

grabitje-e-armatosur-ne-nje-market-ne-rrugen-b-ne-prishtine

Një market në rrugën B në Prishtinë është grabitur nga hajnat në orët e vona të së premtes.

Sipas punëtorëve të marketit, persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur para nga arka dhe kanë ikur me veturë.

Rasti po hetohet, transmeton lajmi.net.

“Tri viktima, dy femra dhe një mashkull kosovarë, punëtorë në market, kanë njoftuar se dy persona të panjohur me maska dhe të armatosur kanë grabitur para kesh nga arka dhe kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

Aktakuzë kundër 13 personave për shpëlarje të parave, armëmbajtje pa leje e organizim të lojërave të fatit

admin

Një Shqipëri vetëm në mendjen e atij që e qeverisë

admin

Osmani me ambasadorin amerikan bisedon për planin e tranzicionit për zbatimin e rregullores së BQK-së

admin