RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi, bastisen kompanitë e lidhura me programin spiun “Predator”

greqi,-bastisen-kompanite-e-lidhura-me-programin-spiun-“predator”

Në Greqi janë bastisur kompanitë që kanë lidhje me programin spiun “Predator” për të cilin pretendohet se është përdorur në skandalin e përgjimeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror grek ERT, në lajmin e tij tha se autoritetet kompetente të Prokurorisë kanë të dhëna që u përkasin personave që kanë lidhje me kompanitë lidhur me programin spiun “Predator” dhe se të dhënat në fjalë janë siguruar nga dokumente të ndryshme dhe dëshmitë e dëshmitarëve.

Theksohet se bastisjet janë kryer ndaj 6 kompanive që mendohet se kanë lidhje me programin spiun. Autoritetet e Prokurorisë do të përcaktojnë hapat që do ndërmarrin më pas në përputhje me informacionet që do të sigurohen si rezultat i bastisjes.

Skandali i përgjimeve në Greqi erdhi në rend dite pasi programi spiun “Predator” u zbulua në muajin prill në celularin e gazetarit grek, Thanasis Koukakis.

Në lajmet në shtypin grek pretendohet se janë “përgjuar” telefonat e shumë politikanëve, gazetarëve dhe biznesmenëve të rëndësishëm, përfshirë të tillë si ish-kryeministri Antonis Samaras, ministrin e Jashtëm Nikos Dendias dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Konstantinos Floros.

Related posts

Rreth 5.2 milionë turistë në Shqipëri gjatë kësaj vere, 2.2 milionë kosovarë

Muhamet Ramadani

“Na janë grumbulluar dy eurot”, qytetarët ankohen se askush s’po i pranon ato

admin

Hungaria do të votojë kundër tarifave të propozuara të BE-së për aliazhet e hekurit

admin