RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi, gati 3 milionë hektarë të djegura nga zjarret në 20 vitet e fundit

greqi,-gati-3-milione-hektare-te-djegura-nga-zjarret-ne-20-vitet-e-fundit

Në Greqi afër 3 milionë hektarë tokë janë dëmtuar nga 10 zjarret e mëdha pyjore në 20 vitet e fundit, transmeton Anadolu.

Në analizën e përpiluar nga të dhënat satelitore të ekipit “FLAME” të Departamentit të Meteorologjisë Greke u konstatua se në 10 zjarret e mëdha në periudhën 2003-2022 janë prekur më shumë se 2 milionë e 800 mijë hektarë sipërfaqe.

Thuhet se shkalla e përhapjes së 10 zjarreve të mëdha të renditura në analizë ishte jashtëzakonisht e lartë.

Në analizë, ku thuhet se “zjarri me përhapje më të shpejtë” ka qenë në Arkadia në vitin 2007 për shkak të dëmtimit të një sipërfaqe prej 250 mijë hektarësh, është theksuar se 6 nga 10 zjarret më të mëdha kanë ndodhur në Peloponez.

Related posts

Pakistan, 5 milionë njerëz në zonat e përmbytjeve në rrezik të epidemisë

admin

Bashkim Nurboja emërohet UD i Guvernatorit të BQK-së

rezart morina

Trupa amerikanë në kuadër të KFOR-it në Jarinjë

admin