RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi, moti i keq pezullon lundrimin pothuajse në të gjithë vendin

greqi,-moti-i-keq-pezullon-lundrimin-pothuajse-ne-te-gjithe-vendin

Shumica e orareve të lundrimeve janë përballur me probleme të rënda nga erërat shumë të forta në Greqi, që arritën sot forcën e stuhisë në pjesë të detit Egje.

Autoritetet kanë ndaluar lundrimet nga portet e Pireut, Rafinës dhe Lavrionit, ndërsa ato në Gjirin Argosaronik kryheshin vetëm me anije konvencionale, dhe ato lundronin vetëm pas orës 11:30 të mëngjesit.

Në të njëjtën kohë, oraret për Aghia Marina-Nea Styra, Kavala-Prinos Thassou dhe Aleksandropolis-Samothrace janë anuluar.

Pasagjerët e planifikuar të udhëtojnë me anije sot duhet të kontaktojnë autoritetet lokale portuale dhe agjencitë turistike për ndryshime të mundshme të orarit

Related posts

Belgjika riafirmon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Muhamet Ramadani

U sakrifikua për foshnjën e saj, kjo është nëna heroike që u m*sakrua në sulmin me thikë në Sidnei! Vajza 9 muajshe në luftë për jetën

admin

OBI do të mbajë takim të jashtëzakonshëm për shkak të sulmeve të Izraelit në Mesxhid al-Aksa

admin