RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi: Po hetohen 21 vdekje dhe 1600 raportime për efekte anësore nga vaksinat kundër COVID-19

greqi:-po-hetohen-21-vdekje-dhe-1600-raportime-per-efekte-anesore-nga-vaksinat-kunder-covid-19

Më shumë se 1600 raportime për efekte anësore dhe 21 vdekje janë duke u hetuar nga autoritetet shëndetësore si të lidhura me vaksinimin kundër koronavirusit. Lajmin e ka bërë me dije për mediat greke E.O.F. Raporti përmban një total të raportimeve të lidhura për ngjarjet e supozuara të padëshiruara që janë dorëzuar në EOF në vitin 2022 me karton të verdhë.

Për vitin 2022, nga gjithsej 1633 raportime, 1344 janë deklaruar të rënda, ndërsa 40% kanë të bëjnë me moshat 30-49 vjeç. 6 nga 10 raporte të tjera të efekteve anësore janë shfaqur tek gratë. Gjithashtu në vitin 2022 janë raportuar 21 raste vdekjeje.

Sipas të dhënave: -2 nga këto raporte u vlerësuan se kishin një lidhje të mundshme me vaksinimin (e mundur), 1 me Comirnaty (Pfizer) dhe 1 me Vaxzevria (AstraZeneca). Ndërsa efektet anësore serioze kanë lidhje me çrregullimet e sistemit nervor dhe muskulor. /dosja

Related posts

Etiopi, vdesin 30 refugjatë nga uria dhe kequshqyerja në rajonin Gambella

admin

Arabia Saudite do të presë 1000 të afërm të dëshmorëve dhe të burgosurve palestinez për haxh

Muhamet Ramadani

Trajneri i Kombëtares së Futbollit të Turqisë punon si arkëtar për të mbledhur donacione

admin