Me ftohjen e motit, në Greqi është rritur shkalla e vdekjeve të lidhura me rastet e COVID-19, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Kombëtar Publik të Greqisë (EODY), thuhet se javën e kaluar 60 persona humbën jetën si pasojë e COVID-19.
Më tej theksohet se rritje është shënuar në masën prej 45 për qind edhe në shtrimet në spital.
Në vend janë rritur edhe rastet e lidhura me variantin JN.1 të COVID-19 ndërsa varianti në fjalë është zbuluar tek 101 persona.